- KFOR-i Turk pajis me çanta e materiale shkollore 47 nxënës në Gjurkoc të Shtimës
- Mickoski për protestat e bujqve: Kërkesat e tyre janë legjitime dhe si Qeveri do të bëjmë gjithçka për të ndihmuar
- Grida Duma thyen heshtjen dhe rrëzon thashethemet e verës për zv.kryeministre
- Brian Hickerson i shkroi një tjetër gruaje disa muaj para vdekjes së Hayden Panettiere, zbulohen mesazhet private
- Në takimin me Palatovën, Kurti: BE-ja të avancojë aplikimin e Kosovës për antarësim
- Durmishi: 7 milionë denarë mbështetje për industrinë përpunuese, afati për aplikim deri më 15 shtator
- Rekord tragjik në Gjermani, mbi 15 mijë persona kanë vdekur nga i nxehti që nga fillimi i vitit
- LVV dhe AAK përplasen për qeverisjen në Gjakovë, akuza për keqpërdorime dhe kundërpërgjigje “për shpifje”
Author: korrektpress
Nga VLEN në një kumtesë për media thonë se “në BDI tashmë nuk dihet kush e udhëheq partinë”. Sipas VLEN-it, Ali Ahmeti lëshon balona provuese për tërheqje nga politika, Bujar Osmani ia ka vënë syrin karriges së kryetarit, ndërsa njerëzit e Artan Grubit çojnë selame dhe ua rikujtojnë të gjithëve se kush e bënte deri dje ligjin në parti.”Ahmeti shtiret sikur e ka situatën nën kontroll, por hesapet assesi nuk i dalin. Nëse e mbron Artanin, ia ngarkon vetes gjithë bagazhin e tij politik. Nëse ia kthen shpinën, rrezikon të hapet “kutia e zezë” dhe të tregojë kush çfarë ka…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç kërcënon me devijimin e rrjedhës së lumit Ibër në përgjigje të lëvizjeve të Prishtinës. A është retorika radikale shenjë force apo dobësie?Masat e autoriteteve në Prishtinë ndaj komunitetin serb në Kosovë kanë shkaktuar pakënaqësi në Beograd, dhe si një kundërpërgjigje, Aleksandar Vuçiqi përmendi mundësinë e ndryshimit të rrjedhës së lumit Ibër. Të shohim, siç tha Vuçiq, se “çfarë do të bëjnë shqiptarët dhe si do të sillen pastaj”.Sistemi i ujit Ibër-Lepenc është me rëndësi strategjike për furnizimin e Kosovës me ujë të pijshëm dhe për prodhimin e energjisë. Prandaj, është e kuptueshme që ky mesazh kërcënues…
Së shpejti pritet të botohet romani “Inter Nos” i autores Kaltrina Maloku, një vepër që nga faqja e parë, e vendos lexuesin përballë pyetjeve mbi jetën, identitetin, kujtesën dhe përballjen me të kaluarën.“Inter Nos” vjen si një rrëfim i ndërtuar rreth botës së brendshme të një personazhi që përpiqet të kuptojë veten, zgjedhjet e saj dhe ngjarjet që kanë lënë gjurmë në jetën e saj. Përmes reflektimit dhe përballjes me të kaluarën, romani hap një udhëtim mes asaj që ka ndodhur dhe asaj që personazhi e përjeton në kujtesën dhe imagjinatën e saj.Në përshkrimin e librit thuhet:“Nuk ia kam idenë…
Jean-François Huchet do të jetë ambasadori i ri i Francës në Kosovë, ndërsa drejtimin e misionit diplomatik francez pritet ta marrë në fillim të muajit shtator.Huchet deri më tani ka mbajtur postin e presidentit të Institutit Kombëtar të Gjuhëve dhe Civilizimeve Orientale (Inalco) në Francë, shkruan Telegrafi.Ai është ekonomist, profesor universitar dhe specialist në ekonominë e Azisë.Më 30 janar 2025, Huchet u zgjodh edhe nënkryetar i France Universités, organizatë që përfaqëson universitetet dhe institucionet e arsimit të lartë në Francë. Foto nga profili personal në LinkedInNë postin e ambasadorit në Kosovë, Jean-François Huchet do ta pasojë Olivier Guérot, i cili…
Kryetari i komunës së Mitrovicës, Faton Peci, ka apeluar te qytetarët që të mos hedhin mbeturina në lumin Trepça.Peci, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka thënë se lumi Trepça po pastrohet rregullisht, duke theksuar se mirëmbajtja e tij kërkon angazhim dhe shpenzime të vazhdueshme.“Sa më shumë ndotje, aq më shumë shpenzime dhe më pak investime!”, ka shkruar Peci, duke kërkuar nga qytetarët që të kontribuojnë në ruajtjen e pastërtisë së lumit.Ai ka theksuar gjithashtu se është i gatshëm të adresojë kërkesat e qytetarëve dhe se institucionet po angazhohen për mirëmbajtjen e hapësirave publike. /Telegrafi/
Komuna e Mitrovicës ka njoftuar se shërbimi i Urgjencës në Mitrovicë është përforcuar me aktivizimin e autoambulancës së dytë, të pajisur me ekip përkatës.Drejtoria e Shëndetësisë, në bashkëpunim me QKMF-në “Dr. Nexhat Çuni”, ka bërë të ditur se nga ora 08:00 deri në 24:00, shërbimi i Urgjencës do të funksionojë me dy autoambulanca dhe dy ekipe.Sipas Komunës, ky ndryshim synon të mundësojë reagim më të shpejtë ndaj rasteve urgjente, mbulim më të gjerë dhe ofrim më efikas të shërbimeve për qytetarët që kanë nevojë për ndërhyrje apo transport urgjent.Aktivizimi i autoambulancës së dytë konsiderohet një hap në forcimin e kapaciteteve…
Shoqata e Industrisë së Qumështit të Kosovës (SHIQK) ka ngritur shqetësimin për gjendjen e sektorit vendor të qumështit, duke paralajmëruar se rritja e importeve dhe konkurrenca e çmimeve mund të dëmtojnë seriozisht fermerët dhe përpunuesit kosovarë.Në një njoftim publik, SHIQK thekson se sektori i qumështit është ndërtuar ndër vite përmes investimeve private, subvencioneve publike dhe punës së mijëra fermerëve e përpunuesve.“Pikërisht në momentin kur ky sektor kishte arritur një nivel ku mund të konkurronte më seriozisht me importin, u përballëm me një valë dezinformatash, interpretime të paqarta dhe masa që goditën rëndë prodhuesin vendor”, thuhet në reagimin e shoqatës.Sipas SHIQK-së,…
Sipas raportimit të emisionit El Larguero, trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, ka filluar të qartësojë formacionin bazë për sezonin e ri, duke përcaktuar gjashtë lojtarë që konsiderohen titullarë të padiskutueshëm.Në mesin e futbollistëve që gëzojnë besimin maksimal të trajnerit portugez janë Kylian Mbappe, Vinicius Junior, Jude Bellingham, Yan Diomande, Marc Cucurella dhe Thibaut Courtois. Pavarësisht paraqitjeve të mira gjatë sezonit të kaluar dhe në ndeshjet e fundit parasezonale, Arda Guler duket se e nis sezonin pas Bellinghamit në hierarkinë e Mourinhos për pozitën e numrit 10.Ndërkohë, për vendin në krahun e djathtë të mbrojtjes pritet të ketë një garë…
Ka nisur puna për zgjerimin e segmentit rrugor Isniq–Lëbushë–Strellc në Komunën e Deçanit.Lajmin e ka bërë të ditur kryetari Bashkim Ramosaj përmes një njoftimi, por që nuk ka dhënë detaje më tej, duke lënë vetëm mbishkrimin: “Mirëmengjesi nga Deçani”.Zgjerimi i rrugës pritet të kontribuojë në përmirësimin e infrastrukturës rrugore dhe lehtësimin e qarkullimit për banorët e këtyre zonave.As Komuna nuk ka dhënë detaje të tjera lidhur me vlerën e projektit, kohëzgjatjen e punimeve apo parametrat e zgjerimit. /Telegrafi/
LSDM thotë se kryeministri Hristijan Mickoski, bënë gabime kur krahason 23 muaj me 84 muaj në ekonomi. Nga LSDM thonë se Mickoski krahason kulmin e inflacionit global nga korriku 2022 – luftë, tronditje energjie, rritje e çmimeve të ushqimeve kudo, me korrikun 2026.”Ky nuk është një sukses i qeverisë së tij. Ky është një krahasim me muajin më të vështirë të krizës globale. Ai i ndan pagat dhe pensionet në muaj, i shkurton përqindjet dhe thotë “nuk mund t’i falsifikosh këto shifra”. Është e mundur”.”Kur bën analizën e tij, kur zgjedh një periudhë, kur fsheh shumën absolute. Qytetarët nuk jetojnë…
Subscribe për të gjitha lajmet
Merrni lajmet i pari