Author: korrektpress

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se aktualisht nuk është pjesë e ndonjë procesi për kandidim për president të vendit dhe se nuk ka nisur asnjë iniciativë për mbledhjen e nënshkrimeve në mbështetje të tij.Haradinaj tha se ka tentuar të krijojë një qëndrim të përbashkët opozitar me Bedri Hamza dhe Lumir Abdixhiku, por pa sukses“Nuk jam në një proces të tillë. Nuk jam kandidat për president. Nëse një grup i deputetëve 30, e pastaj më shumë e vlerësojnë që jam kandidat i duhur. E vlerësoj, nuk i iki përgjegjësisë. Por, nuk jam kandidat dhe s’kemi…

Read More

Drejtori ekzekutiv i Juventusit, Damien Comolli, foli pas ndeshjes me Galatasaray, duke dhënë mbështetjen për trajnerin Luciano Spalletti, ndërsa shtoi se familja Agnelli, nuk do ta shes kurrë klubin.Sa i përket rikthimit të Juventusit në majat e futbollit, Comolli ishte shumë i qartë se çelësi është vazhdimësia, duke i dhënë mbështetje të plotë trajnerit Luciano Spalletti.“Nëse do të përgjigjesha sot, do të thosha vazhdimësi. Është e rëndësishme të mbajmë të njëjtin trajner, të njëjtën strategji dhe të njëjtin stil loje. Klubi ka pasur gjashtë, shtatë apo tetë trajnerë në dy ose tre vitet e fundit. Skuadra po e gjen identitetin…

Read More

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka folur rreth spekulimeve publike për gjendjen e tij shëndetësore.Ai ka thënë se është në formë të mirë fizike dhe se nuk ka asnjë problem që do ta pengonte në angazhimet politike apo personale.Në Debat Plus, Haradinaj ka theksuar se mund ta kalojë pa problem edhe testin e rekrutimit për marinsat amerikanë.Pretendimet me gjendjen shëndetësore të Haradinajt lidhen me vendimin e tij të mëhershëm për të mos kandiduar më për kryetar të AAK-së.“Unë e kaloj testin e rekrutit. Sot mundem me hy në marinsave amerikan, e kaloj testin e rekrutëve. Me…

Read More

Njësia e parë e “dronëve kamikazë” të Pentagonit është gati të marrë pjesë nëse presidenti Donald Trump vendos të nisë sulme ndaj Iranit, sipas zyrtarëve dhe analistëve amerikanë.Njësia e dronëve njihet si Task Force Scorpion dhe evoluoi nga një njësi eksperimentale ushtarake amerikane me dron tani është gati për operacione, tha zëdhënësi i Komandës Qendrore të SHBA-së, Kapiten Tim Hawkins, në një deklaratë me email, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.”Ne e krijuam skuadriljen vitin e kaluar për të pajisur me shpejtësi luftëtarët tanë me aftësi të reja dronësh luftarakë që vazhdojnë të evoluojnë”, tha ai.Njësia e dronëve sulmues me…

Read More

Prishtina do të mirëpresë një nga emrat më të njohur të skenës elektronike ndërkombëtare. Më 4 Korrik, Mahmut Orhan do të performojë në një Open Air event.I njohur për hitet globale si “Feel” dhe “6 Days”, si dhe për setet e tij karakteristike që ndërthurin melodic house, deep house dhe elemente etnike, Mahmut Orhan ka performuar në disa nga skenat më prestigjioze në botë, duke ndërtuar një audiencë të fuqishme ndërkombëtare. Mahmut OrhanKy event pritet të mbledhë adhurues të muzikës elektronike nga e gjithë rajoni, duke e kthyer Prishtinën në një pikë referimi për verën 2026. Biletat Early Bird tashmë…

Read More

Një përleshje fizike ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes rreth orës 21:00 në rrugën “Vëllezërit Gërvalla” në Prishtinë, ku si pasojë një person ka mbetur i lënduar.Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, i cili bëri të ditur se i lënduari ka pranuar tretman mjekësor.“Sot rreth orës 21:00 kemi pranuar informatën për një përleshje fizike në rrugën ‘Vëllezërit Gërvalla’ në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes. Nga informatat fillestare, raportohet se një person ka mbetur i lënduar, i cili ka pranuar tretman mjekësor”, tha Pllana.Sipas policisë, personat e përfshirë…

Read More

Për herë të parë që nga Depresioni i Madh, më shumë njerëz u larguan nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës sesa u shpërngulën drejt saj.Sipas Institutit Brookings, SHBA-ja regjistroi një humbje neto migracioni prej rreth 150 mijë personash në vitin 2025.Rreth 2.6–2.7 milionë njerëz u zhvendosën në SHBA (nga 6 milionë në vitin 2023), ndërsa të paktën 180 mijë amerikanë u shpërngulën në 15 vende kyçe. Destinacionet më të njohura përfshijnë Portugalinë, Irlandën, Gjermaninë, Spanjën dhe Shqipërinë, shkruan wallstreetjournal.Aplikimet për heqje dorë nga shtetësia amerikane u rritën me 48 për qind në vitin 2024. Analistët e lidhin këtë trend me…

Read More

Një kullë ftohëse e një termocentrali të çaktivizuar është shembur në qytetin gjerman të Grevenbroich.Dhe disa pamje të publikuara në internet thuhet se tregojnë momentin kur struktura gjigante u shemb.Re tymi të bardhë u ngritën në ajër, ndërsa disa nga shikuesit e pranishëm duartrokitën ndërsa shpërthimi i kontrolluar ndodhi në termocentralin Frimmersdorf.Një vendas tha se ishte “e çuditshme” të shihte boshllëkun e lënë nga kulla e zhdukur, por se heqja e saj ishte e nevojshme për të ecur me kohën, përcjell Telegrafi. – YouTube www.youtube.com Georg Bung, një drejtor projekti për kompaninë gjermane të energjisë RWE, tha se hapësira do…

Read More

Shkëndija e Tetovës e mbylli sonte aventurën evropiane me një humbje 4-0 në udhëtim ndaj Samsunsporit, duke vulosur eliminimin me rezultat të përgjithshëm 5-0. Kujtojmë se edhe në ndeshjen e parë në Shkup, skuadra turke kishte fituar minimalisht 0-1, çka në total i dha kualifikimin tutje në Ligën e Konferencës, njofton Telegrafi.Pas takimit, trajneri i Shkëndijës, Jeton Beqiri, u paraqit në konferencë për shtyp, duke treguar sportivitet dhe realizëm në analizën e tij. Ai përgëzoi kundërshtarin për kualifikimin, duke pranuar se në dy ndeshjet e zhvilluara, Samsunspori tregoi më shumë në momentet vendimtare.“Si fillim një herë dua të përgëzojë ekipin…

Read More

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Muamet Hoxha, sot zhvilloi një takim pune me kryetarin e Tetovës, Bilall Kasami.Siç informojnë nga MMJPH-ja në fokus të bisedimeve ishin investimet që Ministria po realizon në Tetovë, përfshirë rindërtimin e tubacionit kryesor nga Kodra e Diellit deri në qytet, zgjerimin e rrjetit primar në vendbanimin “Jashtëvardarit” dhe ndërtimin e kolektorëve për kanalizim atmosferik në Falishe dhe Dardani, projekte që janë në faza të ndryshme të realizimit.Gjatë takimit u diskutuan edhe projektet e financuara nga Banka Evropiane e Investimeve dhe Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, duke përfshirë fazën e dytë të rindërtimit…

Read More