KORREKT / SOT14 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Haziri për Rugovën: Republika e Kosovës mban autorësinë e tij, luftën dhe pavarësinë i bëmë bashkë

Haziri për Rugovën: Republika e Kosovës mban autorësinë e tij, luftën dhe pavarësinë i bëmë bashkë

Lutfi Haziri nga Lidhja Demokratike e Kosovës, duke reaguar lidhur me debatin për ndikimin e Ibrahim Rugovës në zhvillimet në Kosovë gjatë dhe pas viteve ’90, ka thënë se, ish-presidenti i parë i vendit,‘’ ka ndikuar që ëndrra e shqiptarëve të Kosovës të realizohet më 17 shkurt 2008’’.

Haziri, në postimin e tij, ka shkruar edhe se, Republika e Kosovës e ‘’mban autorësinë e tij’’.

“Ndërkaq, Adem Jashari dhe kryengritësit çlirimtarë, nën një emblemë, një uniformë e një komandë, ishin meritë e tij, Adem Demaçit, Bujar Bukoshit e Ahmet Krasniqit’’, ka shkruar Haziri mes tjerash.

Postimi:

Ibrahim Rugova, jo që ka pasur rëndësi e peshë politike sa ka qenë në jetë, deri më 21 janar 2006, por pesha e tij ka ndikuar që ëndrra e shqiptarëve të Kosovës të realizohet më 17 shkurt 2008. Deshi apo s’deshi dikush, Republika e mban autorësinë e tij.

Ndërkaq, Adem Jashari dhe kryengritësit çlirimtarë, nën një emblemë, një uniformë e një komandë, ishin meritë e tij, Adem Demaçit, Bujar Bukoshit e Ahmet Krasniqit.

Pra, rezistencën e bëmë bashkë, luftën e bëmë bashkë, dhe ajo më madhështorja, Republikën e bëmë bashkë nën udhëheqjen e liderit, i cili ishte një hap para të gjithëve.

Edhe foton e Titos ua larguam nga dhomat e shtëpive, emrin e shkruar ua larguam nga librat dhe mendjet e tyre, por nostalgjinë për të, si duket, jo.

Populli mban mend shumë. Republika është kompromisi më i madh që e kemi bërë, rrjedhimisht, kjo ishte fitorja më e madhe e shqiptarëve.

Hapi tjetër është që të jemi më të bashkuar, pse jo, në dallimet tona, çfarëdo qofshin ato. Me shkaktu procese e realizu ëndrra.

LDK, besë e shpresë për Republikën!

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.