KORREKT / SOT22 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Ministria e Mbrojtjes ndan mbi 100 mijë euro për sigurimin shëndetësor dhe aksidental të FSK-së

Ministria e Mbrojtjes ndan mbi 100 mijë euro për sigurimin shëndetësor dhe aksidental të FSK-së

Ministria e Mbrojtjes ka dhënë kontratën për sigurimin shëndetësor dhe aksidental të pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).

Sipas njoftimit për dhënien e kontratës, të përgatitur më 19 nëntor 2026, kontrata i është dhënë kompanisë K.S. Dukagjini SH.A., pas një procedure të hapur të prokurimit në të cilën janë pranuar tre tenderë.

Vlera e përgjithshme e kontratës është 103,997.50 euro, ndërsa kohëzgjatja është 36 muaj, raporton IndeksOnline.

Kontrata kishte vlerë të parashikuar prej 171 mijë eurosh, ndërsa oferta fituese ishte ajo me çmimin më të ulët. Dokumenti tregon se oferta më e lartë e përgjegjshme ishte 155,848.80 euro.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, qëllimi i kontratës është sigurimi shëndetësor dhe aksidental për nevojat e FSK-së, me synim rritjen e operacionalitetit dhe efikasitetit në kryerjen e detyrave të saj. /IndeksOnline/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.