KORREKT / SOT22 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Ekonomi

Gruaja blen një diamant me çmim qesharak në TikTok, zbulimi i argjendarit e befason

Gruaja blen një diamant me çmim qesharak në TikTok, zbulimi i argjendarit e befason

Një grua ka tërhequr vëmendjen në rrjetet sociale pasi bleu një diamant për vetëm rreth 22 euro në TikTok Shop dhe vendosi ta dërgonte te argjendarët për të zbuluar nëse ishte i vërtetë apo një mashtrim.

Maggie, e cila ndau përvojën e saj në TikTok, pranoi se për shkak të çmimit jashtëzakonisht të ulët nuk kishte pritshmëri të mëdha për blerjen.

“Do ta dërgoj te dy argjendarë të ndryshëm për të verifikuar nëse është i vërtetë. Të shohim nëse jam mashtruar”, u shpreh ajo.

Argjendari i parë nuk arriti të përcaktonte nëse diamanti ishte prodhuar në laborator, pasi për këtë nevojiteshin pajisje të specializuara.

Megjithatë, argjendari i dytë konfirmoi se diamanti ishte i vërtetë, por i krijuar në laborator, një zbulim që e befasoi blerësen.

“Vërtet? Jam e tronditur që është diamant i vërtetë”, reagoi Maggie.

Por kishte edhe një problem. Sipas argjendarit, diamanti kishte cilësi të dobët.

“Pra, në thelb nuk është një diamant shumë cilësor, por mbetet një diamant i vërtetë i prodhuar në laborator”, shpjegoi Maggie.

Pavarësisht çmimit të lirë, ajo pranoi se do të preferonte një diamant më të bukur dhe cilësor për ta mbajtur si bizhuteri.

Historia nxiti reagime të shumta në rrjetet sociale, ku disa përdorues sugjeruan se çmimi i ulët mund të lidhej pikërisht me cilësinë e dobët të diamantit.

Diamantet e prodhuara në laborator kanë përbërje kimike dhe veti fizike të njëjta me diamantet natyrore, por krijohen në kushte të kontrolluara dhe zakonisht kushtojnë më pak. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.