KORREKT / SOT15 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Prishtina dikur e sot: Nga planifikimi te betonizimi pa fund!

Prishtina dikur e sot: Nga planifikimi te betonizimi pa fund!

Në vitin 1962, Prishtina kishte një vizion për zhvillimin urban. Në kohën e ish-Jugosllavisë, planifikimi i qytetit synonte krijimin e lagjeve të organizuara, duke marrë parasysh nevojat e një popullsie që po rritej me shpejtësi. Një prej shembujve më të njohur të këtij koncepti është Ulpiana, ndërtimi i së cilës nisi gjatë viteve 1960 dhe vazhdoi përgjatë viteve 1970.

Edhe zonat që sot njihen si Muharrem Fejza dhe Rruga B kanë pasur dikur një pamje krejt tjetër. Para se të shndërroheshin në zona me ndërtime të shumta banesore, këto hapësira karakterizoheshin nga terrene të lira dhe shumë më pak ndërhyrje urbane.

Krahasimi i fotografive të atëhershme me pamjet e sotme tregon transformimin e madh që ka përjetuar kryeqyteti gjatë dekadave. Nga hapësirat e lira dhe zonat e paprekura, Muharrem Fejza dhe Rruga B janë shndërruar në zona me dendësi të lartë të ndërtimeve, ku ndërtesat shumëkatëshe janë bërë pjesë dominuese e peizazhit.

Por, bashkë me zgjerimin e ndërtimeve, janë shtuar edhe sfidat për banorët. Mungesa e parkingjeve, hapësirave të gjelbra, parqeve, çerdheve dhe shkollave po e vështirëson gjithnjë e më shumë jetën në këto zona.

Pikërisht këtu qëndron dallimi që ngre debat: zhvillimi urban nuk duhet të matet vetëm me numrin e objekteve të ndërtuara, por edhe me infrastrukturën dhe kushtet që u ofrohen qytetarëve.

Fotografitë e vjetra dhe ato të sotme të Ulpianës, Muharrem Fejzës dhe Rrugës B sjellin një krahasim domethënës për mënyrën se si ka ndryshuar Prishtina. /Lajmi.net/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.