- Hantavirusi, infeksioni i rrallë që nis si grip, por mund të përfundojë rëndë
- Konfirmohet, shtyhet vendimi përfundimtar në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së
- Studimi zbulon: Punët e shtëpisë mund të ndikojnë edhe në jetën intime të çiftit
- Përplasja Rama-LDK, marrëveshja me PDK-në trazon politikën në Prishtinë
- Kylie Jenner u detyrua të zbardhte vetullat për ‘Met Gala 2026’: Po përpiqem të rikthej ngjyrën time, kjo duket tmerrësisht keq
- Kosova dhe Turqia nënshkruajnë marrëveshje ushtarake, rreth 4 milionë euro për FSK-në
- “Është një histori e bukur, shpresoj të përfundojë mirë në Budapest” – Saka flet pas triumfit historik
- Jo fustanet, por grimi dhe flokët: Pamjet që morën vëmendjen në Met Gala 2026
Author: korrektpress
Anëtari i Partisë Demokratike të Kosovës, Blerand Stavileci pas mbledhjes së Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës për çështjen e presidentit, ka thënë se është diskutuar për qëndrimet që do t’i ketë ky subjekt politik në raport me zgjedhjen e një emri që do të drejtojë institucionin e Presidencës së Kosovës.Stavileci ka thënë se nuk është diskutuar për emër të përveçëm, por për parimet që do të mbahen.“Ne kemi biseduar fillimisht për parime, cili do të jetë qëndrimi që do ta mbajë kryetari i PDK-së. Ju e dini se kryetari ynë ditë më parë ka shprehur këto qëndrime. Të gjitha…
Anëtarësim i vendit në BE pa të drejtë vote, është më mirë se sa qëndrimi në sallën e pritjes prapa dyerve të BE-së. Kështu deklaroi ish zv kryeministri për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov, në intervistën në Alsat. Ai tha se një kërkesë e tillë e kanë edhe shtetet fqinje, Shqipëria dhe Serbia, të cilët po ashtu vlerësojnë se një formë e tillë e anëtarësimit është i dobishëm për vendin dhe bizneset.“Këtë vit mbushim 21 vjet pritje në sallën e pritjes, përpara derës së BE-së dhe në këtë kuptim, sipas meje, çfarë do qoftë gjë konkrete, që do të jetë një…
Në episodin më të ri të podcastit “Arena e Yjeve”, mysafir ishte zëdhënësi i Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK), Kushtrim Krasniqi. Ky episod realizohet me mbështetjen e sponsorit zyrtar Exfis.Gjatë bisedës, Krasniqi ndau një lajm ekskluziv që kishte të bënte me periudhën kur Kosova pritej të zhvillonte një ndeshje miqësore me Dinamo Zagreb. Ai tregoi se si ishte arritur marrëveshja dhe entuziazmi që kishte përfshirë opinionin sportiv, por edhe mënyrën se si ndërhyrjet nga Serbia çuan në anulimin e takimit, duke e lënë Kosovën pa një përballje historike në atë kohë.Një tjetër moment i veçantë ishte rrëfimi për ndeshjen historike…
Ministria e Punëve të Jashtme e Katarit tha se vendi rezervon të drejtën e plotë për t’u përgjigjur në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe në një mënyrë proporcionale me agresionin, në mbrojtje të sigurisë dhe interesave të tij kombëtare.Ministria gjithashtu riafirmoi angazhimin e Katarit për dialog me Iranin dhe bëri thirrje për ndërprerjen e menjëhershme të çdo veprimi përshkallëzues.Ajo shprehu solidaritet me Kuvajtin, Emiratet e Bashkuara Arabe, Jordaninë dhe Bahreinin, duke dënuar shkeljet e sovranitetit të tyre dhe duke theksuar rëndësinë e mbrojtjes së stabilitetit rajonal.Sulmet e mëparshme kishin në shënjestër interesat amerikane në të gjithë rajonin, me shpërthime…
Ambasadorja shqiptare në Izrael, Meri Kumbe, ka bërë të ditur se 11 shqiptarë janë bllokuar në shtetin izraelit.Ajo deklaroi se qytetarëve shqiptarëve që jetojnë e punojnë në Izrael iu janë dhënë udhëzime, që të jenë të sigurt për jetën e tyre.“11 qytetarë shqiptarë janë të bllokuar në Izrael dhe u kemi dhënë udhëzime që të strehohen në vend të sigurt. Më shumë dëme ka pasur në Tel Aviv dhe qytetet e tjera, ku ka infastruktura jetike, siç është energjia apo vendet ku ka baza ushtarake. Qytetarëve iu është thënë se situata është e rrezikshme dhe vend-strehimoret kanë qenë gjithmonë gati.…
Të paktën 20 persona kanë humbur jetën dhe të tjerë janë lënduar pasi një aeroplan mallrash i forcave ajrore boliviane u rrëzua në qytetin perëndimor të El Altos.Incidenti ndodhi ndërsa aeroplani po mbërrinte në aeroportin e El Altos nga qyteti i Santa Cruz, thanë zyrtarët e aviacionit. Thuhet se ai rrëshqiti nga pista dhe goditi automjetet aty pranë.Ministria e mbrojtjes më vonë konfirmoi se aeroplani saj C-130 Hercules ishte i përfshirë dhe se po transportonte kartëmonedha për në Bankën Qendrore të Bolivisë. Në bordin e aeroplanit ndodheshin tetë persona, njoftoi komandanti i forcave ajrore.Ministria e shëndetësisë e Bolivisë tha se…
Sipas Gazzetta dello Sport, sulmuesi i Borussia Dortmund, Serhou Guirassy, është një nga objektivat kryesorë të Milanit për repartin ofensiv në sezonin 202/27, së bashku me Mateo Retegui dhe sulmuesin në pronësi të Chelsea, Nicolas Jackson.Milani e ka prioritet afrimin e një qendërsulmuesi të ri gjatë afatit kalimtar veror, veçanërisht duke qenë se “Rossonerët” pritet të luajnë në UEFA Champions League sezonin e ardhshëm.Sipas Gazzetta dello Sport, Guirassy është objektivi kryesor, pavarësisht klauzolës prej 70 milionë eurosh, një shifër që Milani nuk është i gatshëm ta paguajë. Sulmuesi do të mbushë 30 vjeç brenda pak ditësh dhe ka qenë në…
FIFA dhe Bordi Ndërkombëtar i Shoqatave të Futbollit (IFAB) kanë miratuar një rregull të ri që ndalon lojtarët të mbulojnë gojën me fanellë, duar apo çdo objekt tjetër gjatë komunikimit me kundërshtarët, në një përpjekje të drejtpërdrejtë për të luftuar racizmin dhe abuzimin verbal në fushë.Masa, e quajtur jozyrtarisht “Ligji Vinicius” nga mediat spanjolle, vjen pas incidenteve të fundit me profil të lartë, përfshirë hetimin në vazhdim të UEFA ndaj lojtarit të Benficas, Gianluca Prestianni, i cili dyshohet se e ka ofenduar me thirrje raciste sulmuesin e Real Madridit, Vinicius Junior, gjatë ndeshjes së parë të ‘play-off’-it të Ligës së…
Gjykata Kushtetuese ka njoftuar se nga 4 marsi, për herë të parë, publiku mund të ndjekë në kohë reale seancat përmes faqes zyrtare të gjykatës dhe kanaleve të saj në YouTube dhe Facebook.Nga atje thonë se ky model i ri i transparencës synon të afrojë qytetarët me procesin e vendimmarrjes, duke treguar argumentet, debatet dhe atmosferën brenda seancave. Vendimi për transmetim live është pjesë e një reforme të gjatë për menaxhim dhe komunikim institucional, që përfshin raportim aktiv, prezencë në rrjetet sociale, modernizim teknik dhe mundësi për komunikim direkt me kryetarin e Gjykatës. – thonë nga kjo gjykatë.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është duke zhvilluar takim me të parin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza.Ndërsa Kurti, para se të hynte në Kuvendi i Kosovës, konfirmoi se do të zhvillohet një takim, derisa përmendi edhe përpjekjet për të zgjedhur presidentin javën e ardhshme.“Tash po shkojmë në takim; ne vazhdojmë dhe i maksimizojmë përpjekjet në mënyrë që javën e ardhshme të kurorëzohet me sukses”, tha ai.Derisa duke hyrë në Kuvend, Hamza tha shkurtimisht përpara mediave se po takohen për të biseduar për situatën aktuale politike.“Tema e diskutimit është situata aktuale politike”, ka thënë Hamza, pak ditë para afatit…
Subscribe për të gjitha lajmet
Merrni lajmet i pari