KORREKT / SOT15 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Teknologji

Zulfaj reagon ashpër për këngën nacionaliste serbe në Forumin e Zgjerimit të BE-së: Skandaloze dhe e papranueshme

Zulfaj reagon ashpër për këngën nacionaliste serbe në Forumin e Zgjerimit të BE-së: Skandaloze dhe e papranueshme

Kryenegociatori i Kosovës me Bashkimin Evropian dhe koordinatori kombëtar për Planin e Rritjes, Jeton Zulfaj, ka reaguar ashpër pas raportimeve se në hapjen e Forumit të Zgjerimit të Bashkimit Evropian në Bruksel është interpretuar një këngë nacionaliste serbe, e cila mohon shtetësinë e Kosovës.

Në një reagim në platformën X, Zulfaj e ka cilësuar ngjarjen si skandaloze dhe të papranueshme, duke kritikuar faktin se një aktivitet i organizuar në kuadër të procesit të zgjerimit të BE-së i ka dhënë hapësirë nacionalizmit serb.

Ai ka theksuar se kënga në fjalë është shkruar në kohën kur regjimi i Sllobodan Millosheviqit po ua shfuqizonte të drejtat shqiptarëve të Kosovës dhe po ushtronte represion ndaj tyre.

“Një këngë nacionaliste serbe që mohon shtetësinë e Kosovës, e shkruar në kohën kur kasapi i Ballkanit, Millosheviq, po ua shfuqizonte të drejtat shqiptarëve të Kosovës dhe po e shtypte popullin tonë, u interpretua në hapjen e Forumit të Zgjerimit të BE-së”, ka shkruar Zulfaj.

Kryenegociatori kosovar ka kërkuar që komisionerja evropiane për Zgjerim, Marta Kos, të japë shpjegime për mënyrën se si ka ndodhur kjo dhe të tregojë se çfarë masash do të ndërmerren.

Zulfaj ka ngritur gjithashtu çështjen e mospërfshirjes së Kosovës në këtë forum, duke vënë në pah se, sipas tij, Kosova është vendi me përparimin më të madh demokratik në Ballkanin Perëndimor gjatë dekadës së fundit dhe se është plotësisht e harmonizuar me politikën e jashtme dhe vlerat e Bashkimit Evropian.

“Do t’ia lëmë komisioneres Kos të shpjegojë se si ndodhi kjo, çfarë masash do të ndërmarrë dhe pse Kosova, vendi me përparimin më të madh demokratik në Ballkanin Perëndimor gjatë kësaj dekade dhe plotësisht i harmonizuar me politikën e jashtme dhe vlerat e BE-së, nuk ishte i ftuar”, ka shkruar ai./Telegrafi.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.