KORREKT / SOT15 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Kosova mbërrin në Irlandë para “finales” për vendin e dytë

Kosova mbërrin në Irlandë para “finales” për vendin e dytë

Kombëtarja e Kosovës ka mbërritur në Dublin, aty ku do ta zhvillojë ‘finalen’ për vendin e dytë në tabelë.

“Dardanët” kanë nevojë për së paku një barazim për ta siguruar matematikisht pozitën e dytë në grup, gjë që nevojitet edhe për të zënë një vend në vazon e dytë për kualifikueset e “Euro 2028”.

Pa Veldin Hoxhën dhe Edon Zhegrovën, që mungojnë shkaku i kartonit të kuq, respektivisht lëndimit, Kosova ka udhëtuar për në Irlandë.

FFK-ja publikoi pamjet derisa lojtarët mbërrijnë në Dublin, aty ku nesër do të zhvillojnë seancën e fundit stërvitore, derisa përballjen e luajnë të martën.

Rikujtojmë, sfida Irlandë – Kosovë zhvillohet këtë të martë nga ora 20:45./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.