Edon Zhegrova po rikthehet të marrë vëmendjen në Itali pas paraqitjes së mirë ndaj Venezias me fanellën e Juventusit.
Përfaqësuesi i Kosovës po kërkon më shumë hapësira në skuadrën bardhezi, ndërsa njerëzit që e njohin nga afër besojnë se ai ka potencial për të dhënë shumë më tepër.
Vedat Bajrami, mik i futbollistit kosovar, në një prononcim për TuttoJuve.com, ka kërkuar që Zhegrova të aktivizohet më rregullisht.
Ai ka zbuluar gjithashtu se trajneri i Comos, Cesc Fabregas, ia ka shprehur personalisht vlerësimin e lartë për aftësitë e tij.
Bajrami ka theksuar se gjëja më e rëndësishme për Zhegrovën në këtë moment është të fitojë vazhdimësi dhe të marrë më shumë minuta te Juventusi.
Ai gjithashtu ka tentuar të qetësojë spekulimet për të ardhmen e futbollistit, duke nënvizuar rëndësinë e mundësisë për të dëshmuar veten në Torino. /Zëri

