KORREKT / SOT22 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Gruda e shpërblen veten me një superveturë të personalizuar, vlera e saj arrin afro 160 mijë euro

Gruda e shpërblen veten me një superveturë të personalizuar, vlera e saj arrin afro 160 mijë euro

Brajan Gruda po kalon një periudhë të shkëlqyer në karrierën e tij futbollistike, ndërsa vëmendjen e ka tërhequr edhe jashtë fushës, këtë herë me një blerje luksoze.

Talenti gjerman ka vendosur ta shpërblejë veten me një Audi RS7 V8 të personalizuar, e cila ka marrë një pamje të veçantë, të frymëzuar nga makina e famshme e Batmanit, “Batmobile”, shkruan Indeksonline

Automjeti, çmimi i të cilit i ri arrin rreth 160 mijë euro, është transformuar nga një ekip prej 15 specialistësh, të cilët kanë punuar për dy javë për ta realizuar projektin. Vetëm punimet me fibër karboni kanë kushtuar afro 30 mijë euro.

Reagimi i Grudës kur pa për herë të parë makinën e tij të re ishte tejet emocionues.

“Zot i madh! Keni dhënë gjithçka. Jam pa fjalë. Zemra po më rreh fort”, u shpreh futbollisti.

Ai gjithashtu pranoi se rrallëherë i bën vetes dhurata të tilla, por këtë herë kishte vendosur ta festonte një moment të veçantë.

“Një ëndërr është bërë realitet”, deklaroi Gruda.

Kjo blerje vjen në një periudhë kur 22-vjeçari po shënon progres të rëndësishëm në karrierë, duke fituar vëmendje me paraqitjet e tij dhe duke rritur pritshmëritë për të ardhmen e tij në futbollin gjerman./Indeksonline/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.