KORREKT / SOT23 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Flick i jep pushim Yamalit, Lamine do ta shikojë Championsin nga shtëpia

Flick i jep pushim Yamalit, Lamine do ta shikojë Championsin nga shtëpia

Një vendim i papritur ka ardhur nga Hansi Flick para udhëtimit të Barcelonës në Azerbajxhan.

Trajneri gjerman nuk do ta ketë në dispozicion Lamine Yamal për duelin ndaj Sabahut në Ligën e Kampionëve, duke zgjedhur të mos rrezikojë me gjendjen fizike të talentit spanjoll.

Yamal ka pasur shqetësime në kyçin e këmbës së djathtë, ndonëse ishte aktivizuar për 90 minuta në fitoren dramatike 3:2 ndaj Villarrealit.

Barcelona ka bërë të ditur se bëhet fjalë për një shqetësim të lehtë dhe se mungesa e tij është vetëm masë parandaluese.

Synimi i klubit është që futbollisti të rikuperohet plotësisht dhe të jetë gati për ndeshjen e së dielës ndaj Deportivo La Corunas. Flick nuk dëshiron të marrë asnjë rrezik të panevojshëm me një prej futbollistëve kryesorë të ekipit.

Kështu, Barcelona do të duhet ta përballojë udhëtimin në Baku pa një prej armëve më të forta në repartin ofensiv. /Zëri

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.