KORREKT / SOT20 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Shëndet

Aspirina ndihmon me zemrën e thyer

Aspirina ndihmon me zemrën e thyer

Përdorimi i aspirinës pasi keni humbur një person tejet të dashur për ju, mund të ulë rrezikun që të përjetoni sulm ne zemër të iniciuar nga mërzia.

Kështu ka treguar një studim i realizuar së fundmi në Universitetin e Arizonas.

24 orët e para pasi keni humbur dikë, rreziku që të përjetoni sulm në zemër rritet për më shumë se 20 herë, kjo ngaqë stresi që lidhet me mërzinë shkakton ngritjen e faktorëve të rrezikut siç është shtypja e gjakut.

Pasi aspirina ulë shumë prej këtyre faktorëve të rrezikut, studiuesit kanë shikuar se a mundet ky ilaç t’ju ndihmojë njerëzve të pikëlluar.

Të gjeturat kanë treguar se personat që kanë përdorë aspirinë kishin nivele më të ulëta të faktorëve të rrezikut për sulm në zemër si dhe simptoma të depresionit nga humbja e më të dashurve të tyre.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.