Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Indeksin e Çmimeve të Pronave të Banimit (IÇPB) për tremujorin e parë (TM1) 2026, me vitin bazë 2018 = 100, duke bërë të ditur se çmimet e pronave të banimit në Kosovë kanë shënuar rritje vjetore.
Sipas ASK-së, IÇPB në Kosovë u rrit me 5.3 për qind në TM1 2026, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2025. Ndërkaq, krahasuar me tremujorin e katërt (TM4) 2025, çmimet e pronave të banimit shënuan rritje prej 2.4 për qind.
“IÇPB në Kosovë u rrit me 5.3 për qind në tremujorin e parë 2026, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2025. Ndërkaq, krahasuar me tremujorin e katërt 2025, çmimet e pronave të banimit shënuan rritje prej 2.4 për qind”, thuhet në publikimin e ASK-së.
Të dhënat tregojnë se rritja e çmimeve ka qenë më e theksuar jashtë rajonit të Prishtinës. Në Rajonin e Prishtinës, çmimet e pronave të banimit u rritën me 1.4 për qind në TM1 2026, krahasuar me TM1 2025.
“Në Rajonin e Prishtinës, çmimet e pronave të banimit u rritën me 1.4 për qind në tremujorin e parë 2026, krahasuar me tremujorin e parë 2025”, thuhet në publikim.
Ndërkaq, në rajonet e tjera të vendit, ASK raporton rritje vjetore prej 12.3 për qind në TM1 2026, krahasuar me TM1 2025.
“Në rajonet e tjera të vendit, çmimet e pronave të banimit u rritën për 12.3 për qind në tremujorin e parë 2026, krahasuar me tremujorin e parë 2025”, bën të ditur ASK.
ASK ka bërë të ditur se të dhënat për TM4 2025 janë rishikuar pas pranimit të të dhënave të reja dhe përditësimit të bazës së të dhënave administrative, duke theksuar se vlerat e rishikuara zëvendësojnë ato të publikuara më parë. /Telegrafi/
