KORREKT / SOT30 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Showbiz

Artistja shqiptare Dua Lipa flitet se do të performojë në Coachella 2027

Artistja shqiptare Dua Lipa flitet se do të performojë në Coachella 2027

Edhe pse festivali Coachella 2027 është ende disa muaj larg, edicioni i radhës i këtij eventi të madh muzikor, që mbahet në muajin prill, tashmë ka filluar të marrë formë, me disa emra të mëdhenj që janë pranë konfirmimit, mëson TMZ.

Burime të afërta me organizatorët kanë bërë të ditur për TMZ se Dua Lipa, SZA dhe Tame Impala janë pothuajse të konfirmuar si pjesë e artistëve që do të performojnë në festivalin dyjavor, i cili mbahet në Indio të Kalifornisë.

Sipas të njëjtave burime, organizatorët e Coachella-s kanë tentuar të sigurojnë edhe pjesëmarrjen e grupeve BTS dhe Rage Against the Machine, por të dyja kanë refuzuar ftesën.

Ndërkohë, bëhet e ditur se lista e plotë e artistëve pjesëmarrës pritet të publikohet së shpejti.

Coachella 2027 do të mbahet në dy fundjava: nga 9 deri më 11 prill (fundjava e parë) dhe nga 16 deri më 18 prill (fundjava e dytë).

Në edicionin e këtij viti, Coachella solli në skenë disa nga emrat më të mëdhenj të muzikës, përfshirë Justin Bieber, Sabrina Carpenter, Karol G dhe KATSEYE.

Nëse edicioni i vitit 2026 është një tregues i asaj që pritet vitin e ardhshëm, atëherë Coachella 2027 premton të jetë një spektakël i jashtëzakonshëm muzikor!

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.