Kim Kardashian ka zbuluar një detaj të veçantë nga e kaluara e saj me legjendën e Hollywood-it, Elizabeth Taylor.
Ylli amerikan tregoi se ishte ftuar në shtëpinë e aktores menjëherë pas vdekjes së saj, në vitin 2011, ku pati mundësinë të shihte nga afër koleksionin e famshëm të bizhuterive.
Kardashian rrëfeu se kishte parë edhe kasafortën ku ruheshin bizhuteritë, si dhe mobiliet dhe sendet personale të aktores, përpara se ato të largoheshin nga shtëpia, shkruan DailyMail.
Ajo e përshkroi vizitën si një mundësi të rrallë për të parë nga afër një pjesë të historisë së ikonës së kinemasë.
Zbulimi erdhi pasi Kim vizitoi një dyqan të markës Bulgari në Romë, ku iu dha mundësia të provonte gjerdanin e famshëm me smerald dhe diamant që i përkiste Elizabeth Taylor.
Bizhuteri, të cilën aktorja e kishte marrë dhuratë nga bashkëshorti i saj, Richard Burton, ishte shitur pas vdekjes së saj për 6,587,500 dollarë (rreth 5.6 milionë euro).
Kim tregoi gjithashtu se kishte pasur rastin të bisedonte me Elizabeth Taylor për këtë gjerdan përmes telefonit, përpara se aktorja të ndërronte jetë.
Prova e bizhuterive në Romë u kthye në një moment emocionues për të, ndërsa falënderoi stilistin e saj Law Roach, duke e cilësuar këtë përvojë si dhuratën më të bukur të ditëlindjes. /Telegrafi/

