KORREKT / SOT25 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Arteta jep përditësime mbi rikthimin e Kai Havertz dhe Gabriel Magalhaes

Arteta jep përditësime mbi rikthimin e Kai Havertz dhe Gabriel Magalhaes

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, ka ndarë përditësime mbi rikuperimin e lojtarëve kryesorë Kai Havertz dhe Gabriel Magalhaes.

Trajneri spanjoll zbuloi se mesfushori sulmues gjerman është afër rikthimit, ndërsa mbrojtësi brazilian do të kërkojë më shumë kohë për t’u rikthyer

“Kthimi i Kai Havertz është vetëm çështje ditësh, ndoshta javësh. Do ta monitorojmë se si ndihet në fazën tjetër të rikuperimit. Ai është një lojtar që na mungon sepse e ngre ekipin lart. Është shumë afër të luajë përsëri dhe jam i kënaqur që kjo do të ndodhë së shpejti”, ka thënë fillimisht Arteta.

“Duhet t’i japim më shumë kohë pasi ai nuk ka rifilluar ende stërvitjen. Shpresojmë që ai të shërohet shpejt duke pasur parasysh situatën tonë aktuale mbrojtëse”, përfundoi trajneri i Arsenalit.

Përveç Havertz dhe Magalhaes, Christian Musquera, Max Dowman, Ben White, Gabriel Martinelli dhe Piero Hincapie janë gjithashtu jashtë fushave shkaku i lëndimeve.

Pas 17 xhirove, Arsenali kryeson tabelën në Ligën Premier, dy pikë më shumë se Manchester City. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.