Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person të kërkuar me urdhëresë të gjykatës në Skenderaj.
Sipas Policisë, arrestimi është kryer gjatë ditës së sotme nga zyrtarët policorë të Stacionit Policor në Skenderaj, në kuadër të veprimeve për identifikimin dhe arrestimin e personave të kërkuar.
Personi ishte në kërkim për veprën penale “lëndim i lehtë trupor”.
Pas përfundimit të procedurave të nevojshme ligjore, ai është dërguar në vuajtje të dënimit me kohëzgjatje prej një viti e gjashtë muajsh.
Ngjarja ka ndodhur më 30 shtator 2026 në Skenderaj. /Telegrafi/