KORREKT / SOT16 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Arrestohet drejtori i IMT-së në Himarë, dyshohet për shpërdorim detyre

Arrestohet drejtori i IMT-së në Himarë, dyshohet për shpërdorim detyre

Në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje është arrestuar drejtori i Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit (IMT) në Bashkinë e Himarës, Dorian Hoxha.

Burime nga Policia e Vlorës bëjnë me dije se arrestimi është kryer në zonën e Palasës, rreth orës 03:00 të mëngjesit, raporton euronews.al.

Sipas informacioneve paraprake, arrestimi i tij lidhet me një ndërtim në zonën bregdetare, për të cilin dyshohet se janë lejuar ose nuk janë parandaluar shkelje të ligjit.

Strukturat e Krimit Ekonomik kanë vënë në pranga kryeinspektorin e IMT-së në Himarë, i cili akuzohet për veprën penale “Shpërdorim detyre”.

Sipas hetimeve paraprake të zhvilluara nga organet ligjzbatuese, dyshohet se zyrtari ka lejuar ose ka mosvepruar ndaj shkeljeve gjatë ushtrimit të detyrës së tij, në kundërshtim me ligjin.

Mësohet se kryeinspektori Dorian Hoxha është shoqëruar fillimisht në Komisariatin e Himarës dhe më pas është transferuar në Drejtorinë Vendore të Policisë së Qarkut Vlorë.

Nga Policia e Vlorës bëhet me dije se hetimet vijojnë ende, ndërsa po verifikohet nëse janë lejuar apo nuk janë parandaluar shkelje në territorin e Bashkisë Himarë. Detaje të tjera pritet të bëhen të ditura në vijim.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.