Policia e Kosovës ka njoftuar një i dyshuar është arratisur nga Reparti i Psikiatrisë Forenzike, i cili ishte në trajtim të detyruar nga gjykata.
Rasti ka ndodhur të martën në ora 15:20.
“Prishtinë 21.04.2026-15:20. Është raportuar se nga Reparti i Psikiatrisë Forenzike është arratisur i dyshuari mashkull kosovar i cili ka qenë në trajtim të detyruar nga gjykata”, thuhet në raport.
Rasti në procedurë hetimore. /Telegrafi/