Aktorja e njohur tropojane, Arjola Demiri, njëherësh ish-banore e Big Brother VIP Albania 1, ka ndarë së fundmi një histori të veçantë dhe emocionale që lidhet me Elijona Binakajn, banoren aktuale të Big Brother VIP Kosova 4.
Gjatë një interviste në “Ora 7” në Klan Kosova, Arjola ka treguar se gjatë periudhës së luftës, familja e Elijonës kishte gjetur strehim te familja e saj në Tropojë, një detaj që ajo e kishte zbuluar vetëm pak kohë më parë.
“Do të tregoj diçka që e kam zbuluar në dhjetor, kur shkova te prindërit për Vitin e Ri. Mami dhe babi më treguan që gjyshërit e Elijonës kishin qenë te ne në kohën e luftës. Dhe e kisha fshirë si kujtim. Hapa albumin dhe zbulova gjyshin dhe gjyshen e Elijonës në shtëpinë time. E mbaj mend shumë mirë gjyshin e Elijonës, teshat e Elijonës me të cilat kam edhe foto. Unë kam qenë 13 apo 14 vjeçe në atë kohë”, ka rrëfyer Arjola.
– YouTube youtu.be
Ky zbulim ka rikthyer kujtime të forta për aktoren dhe ka prekur edhe publikun, duke treguar se si rrugët e jetës dhe historitë njerëzore ndërthuren përtej kohës dhe kufijve.
Duket se dy banoret e spektakleve Big Brother VIP Albania dhe Big Brother VIP Kosova i ka bashkuar një rastësi e bukur e fatit nga e kaluara, duke dëshmuar edhe një herë lidhjet e forta njerëzore të krijuara në kohë të vështira. /Telegrafi/