KORREKT / SOT18 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Teknologji

Apple pret shitje rekord për iPhone 18, zbulohen detajet e para

Apple pret shitje rekord për iPhone 18, zbulohen detajet e para

Apple po përgatitet për kërkesë të lartë për iPhone 18, prodhimi i të cilit pritet të nisë në fund të nëntorit, sipas një rrjedhjeje informacioni nga platforma Weibo.

Sipas burimeve, kompania po planifikon rezerva të mëdha të pajisjeve, çka mund të sinjalizojë pritshmëri për shitje të forta.

Megjithatë, këto informacione nuk janë konfirmuar zyrtarisht nga Apple.

Modeli bazë i iPhone 18 pritet të prezantohet në mars 2027, së bashku me iPhone 18e dhe gjeneratën e re të iPhone Air.

Për iPhone Air 2, raportimet sugjerojnë ndryshime të kufizuara, përfshirë procesor më të ri dhe bateri më të mirë, ndërsa është përmendur edhe mundësia e një kamere të dytë.

Çmimi mbetet i paqartë, por nëse modelet e reja Samsung Galaxy S27 shtrenjtohen, iPhone 18 mund të fitojë avantazh në treg.

Pas suksesit të iPhone 17, Apple duket se ka arsye të presë rezultate të mira edhe nga modeli i ardhshëm bazë, megjithëse gjithçka mbetet për t’u konfirmuar. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.