Close Menu
    LEXO GJITHASHTU

    Vendos çereku i fundit, Ylli e fiton dramën ndaj Prishtinës

    January 15, 2026

    Ndodh puthja edhe mes Labinotit e Bia Khalifës

    January 15, 2026

    Zyrtare: Lirim Kastrati bëhet me klub të ri, i bashkohet skuadrës hungareze

    January 15, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    LEXO:
    • Vendos çereku i fundit, Ylli e fiton dramën ndaj Prishtinës
    • Ndodh puthja edhe mes Labinotit e Bia Khalifës
    • Zyrtare: Lirim Kastrati bëhet me klub të ri, i bashkohet skuadrës hungareze
    • Shtëpia e Bardhë: Trump i qartë se dëshiron ta marrë Grenlandën
    • Stine flet pas largimit nga Big Brother VIP: Bëjmë zgjedhje dhe ndonjëherë edhe gabime
    • Çmimet industriale në rritje, sinjale të forta për eksportet në Maqedoni
    • Përfundon rinumërimi në Dragash, LVV dhe PDK me dallime më të mëdha të votave për deputetë
    • Iran, një javë pa internet – qytetarët të izoluar ndërsa protestat vazhdojnë
    • Rreth nesh
    • Na kontaktoni
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Korrekt PressKorrekt Press
    Na ndiqni
    Thursday, January 15
    • Ballina
    • Zgjedhjet
      • Zgjedhjet parlamentare
      • Zgjedhjet e jashtëzakonshme
      • Zgjedhjet e 28 dhjetorit
      • Zgjedhjet parlamentare 2025
    • Moti
      • Moti në kosovë
    Korrekt PressKorrekt Press
    Home » Apeli i ul dënimin Tom Dodajt për shitjen e armës së përdorur në vrasjen e Liridona Ademajt

    Apeli i ul dënimin Tom Dodajt për shitjen e armës së përdorur në vrasjen e Liridona Ademajt

    korrektpressBy korrektpressJanuary 14, 2026 Gjykata e apelit 2 Mins Read
    Apeli i ul dënimin Tom Dodajt për shitjen e armës së përdorur në vrasjen e Liridona Ademajt
    Apeli i ul dënimin Tom Dodajt për shitjen e armës së përdorur në vrasjen e Liridona Ademajt
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Gjykata e Apelit ka marrë vendim për t’i ulur dënimin Tom Dodajt, i cili shiti armën me të cilën dyshohet se është vrarë Liridona Ademaj në nëntor të vitit 2023.

    Sipas vendimit të Apelit që është marrë më 30 dhjetor 2025, Dodaj është dënuar me burgim në kohëzgjatje prej 3 vjetësh dhe me një gjobë prej 3,000 euro, të cilat do të ekzekutohen pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit.

    Ky ndryshim vjen pas ankesës së bërë nga mbrojtësi i tij, avokati Agron Kuqi.

    Në aktgjykimin e mëparshëm, Dodaj ishte dënuar me 5 vjet burgim dhe gjobë prej 5,000 euro për veprën penale “Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse”, por ky dënim është reduktuar në vendimin e fundit.

    Nëse gjoba nuk paguhet në mënyrë vullnetare, ajo do të konvertohet në dënim me burg, ku për çdo 20 euro gjobë, shtohet një ditë burgim.

    Gjykata do ta marrë parasysh edhe kohën që Dodaj ka kaluar në paraburgim, nga data 9 dhjetor 2023 deri më 17 prill 2024, e cila do të llogaritet në dënimin e tij.

    Dodaj ia shiti armën Naim Murselit e Granit Plavës për 280 euro, dhe e cila armë dyshohet se u përdor më pas për vrasjen e Ademajt.

    Ai e kishte pranuar fajësinë dhe pati kërkuar falje për rastin, duke thënë se nuk ka qenë në dijeni se arma do të përdorej për vrasje.

    Për vrasjen e Liridona Ademajt akuzohen bashkëshorti i saj, Naim Murseli, si dhe Granit Plava si ekzekutor e Kushtrim Kokalla. /Telegrafi/

    TË TJERA

    Pas dy dekadash, Shyhrete Berisha fiton përfundimisht të drejtën pronësore mbi shtëpinë

    Pala e dëmtuar kërkon nga Apeli burgim të përjetshëm për Millosh Pleskoviqin, mbrojtja thotë se i akuzuari në kohën e vrasjeve ishte në burg

    Nëna e binjakëve që iu vranë gjatë luftës kërkon dënim të përjetshëm për Millosh Pleskoviq

    “Ngjarja ka ndodhur për 7 minuta”, vëllai i Liridona Ademaj: Moslejimi i elaborimit të provave është shqetësuese

    ‘Mesazhi sekret’ – publikohen pamjet kur Naim Murseli i bënte me shenjë Granit Plavës

    Vrasja e Liridona Ademajt, vazhdon sot gjykimi ndaj Naim Murselit dhe dy të tjerëve

    Gjykata rrëzon aktakuzën ndaj Klinakut për kanosjen e Kurtit, procedura vazhdon vetëm ndaj Nuredin Selmanit

    LEXO GJITHASHTU

    Vendos çereku i fundit, Ylli e fiton dramën ndaj Prishtinës

    January 15, 2026

    Ndodh puthja edhe mes Labinotit e Bia Khalifës

    January 15, 2026

    Zyrtare: Lirim Kastrati bëhet me klub të ri, i bashkohet skuadrës hungareze

    January 15, 2026

    Shtëpia e Bardhë: Trump i qartë se dëshiron ta marrë Grenlandën

    January 15, 2026
    TË TJERA

    Stine flet pas largimit nga Big Brother VIP: Bëjmë zgjedhje dhe ndonjëherë edhe gabime

    January 15, 2026

    Çmimet industriale në rritje, sinjale të forta për eksportet në Maqedoni

    January 15, 2026

    Përfundon rinumërimi në Dragash, LVV dhe PDK me dallime më të mëdha të votave për deputetë

    January 15, 2026
    Facebook X (Twitter) TikTok Instagram YouTube

    LAJME

    • Zgjedhjet
    • BB VIP Kosova
    • BB VIP Albania
    • Moti në Kosovë
    • Moti në Shqipëri

    SPORTI

    • La Liga
    • Premier League
    • Serie A
    • Ligue 1
    • Superliga e Kosovës
    • Supeerliga e Turqisë

    TË TJERA

    • Lajme
    • Policia e Kosovës
    • Prishtina
    • Bashkimi Evropian
    • Inteligjenca Artificiale

    Subscribe për të gjitha lajmet

    Merrni lajmet i pari

    © 2026 Korrekt Press.
    • Privacy Policy
    • Terms
    • Accessibility

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.