KORREKT / SOT10 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Ancelotti ia dërgon një mesazh indirekt Flickut pas shqetësimeve te Barcelona

Ancelotti ia dërgon një mesazh indirekt Flickut pas shqetësimeve te Barcelona

Trajneri i Brazilit, Carlo Ancelotti, duket se i ka dërguar një mesazh indirekt Hansi Flickut, pas shqetësimeve të këtij të fundit lidhur me grumbullimin e Raphinhas në Kombëtaren braziliane.

Trajneri i Barcelonës e kishte shprehur pakënaqësinë për faktin se sulmuesi ishte rikthyer i dëmtuar nga grumbullimi i fundit me Brazilin.

Flick kërkoi që të kishte më shumë kontroll mbi minutat që lojtari aktivizohet me përfaqësuesen, duke theksuar edhe vështirësitë që shkaktojnë udhëtimet e gjata.

Në anën tjetër, Ancelotti ka një përgjegjësi të rëndësishme për menaxhimin e lojtarëve të Brazilit dhe vendimet rreth angazhimit të tyre në ndeshjet ndërkombëtare. Shqetësimi i Flickut lidhet veçanërisht me rrezikun që Raphinha të rikthehet sërish me probleme fizike.

Kështu, situata e sulmuesit të Barcelonës ka rikthyer në vëmendje raportet mes klubeve dhe kombëtareve, sidomos kur bëhet fjalë për futbollistët që kanë rol vendimtar në skuadrat e tyre. /Zëri

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.