KORREKT / SOT10 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Këshilla e Luis de la Fuente për Lamine Yamalin “që të bëhet një futbollist legjendar”

Këshilla e Luis de la Fuente për Lamine Yamalin “që të bëhet një futbollist legjendar”

Përzgjedhësi i Spanjës, Luis de la Fuente, ka shprehur admirimin e tij për Lionel Messin dhe Cristiano Ronaldon, duke i cilësuar dy legjendat si shembuj për futbollin dhe shoqërinë në përgjithësi.

Në një intervistë për agjencinë EFE, De la Fuente vlerësoi mentalitetin dhe përkushtimin e dy yjeve, të cilët, pavarësisht se kishin fituar pothuajse gjithçka, vazhdonin të kërkonin suksese të reja.

“Ata ishin shembuj të performancës, sjelljes dhe sportivitetit”, u shpreh trajneri spanjoll.

Ai foli edhe për të ardhmen e futbollit pas largimit të tyre nga kombëtaret përkatëse, duke përmendur Kylian Mbappen dhe Lamine Yamal si dy futbollistë që mund të shënojnë një epokë të re.

Sipas tij, futbolli ka nevojë për disa yje që krijojnë rivalitet të shëndetshëm dhe entuziazëm te tifozët.

De la Fuente pati edhe fjalë të veçanta për Yamal, duke e cilësuar si një djalosh të pjekur për moshën që ka, por që ende ka nevojë për mbështetje dhe mbrojtje nga presioni i madh mediatik.

Ai beson se talenti i Barcelonës ka gjithçka për t'u bërë një futbollist legjendar, nëse vazhdon të punojë dhe të përmirësohet. /Zëri

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.