Kryeministri Albin Kurti ka bërë të ditur se Republika e Kosovës i është bashkuar Deklaratës Politike të Samitit të Fëmijëve, i cili është lansuar në kuadër të Forumit të Paqes në Paris.
Përmes një njoftimi, Kurti ka theksuar se ky angazhim synon mbrojtjen e mirëqenies dhe të ardhmes së gjeneratave të reja, transmeton IndeksOnline.
Ai ka vënë në pah rëndësinë e arsimimit dhe shëndetit të fëmijëve, duke përfshirë edhe shëndetin mendor dhe psikosocial.
Sipas Kurtit, këto çështje janë jetike për garantimin e mirëqenies dhe zhvillimit të gjeneratave të ardhshme.
“Në kuadër të Forumit të Paqes në Paris u lansua Samiti i Fëmijëve, dhe si Republikë e Kosovës iu bashkuam Deklaratës Politike, me qëllim mbrojtjen e mirëqenies dhe të ardhmes së gjeneratave të reja. Arsimimi dhe shëndeti i fëmijëve, përfshirë ai mendor e psikosocial, teksa po sfidohemi nga teknologjitë e reja dhe kalojmë kohë të gjatë në ekrane, janë jetikë” shkroi Kurti.

