KORREKT / SOT10 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Ambasada gjermane në Kosovë paralajmëron partitë për rregullat e fushatës në diasporë

Ambasada gjermane në Kosovë paralajmëron partitë për rregullat e fushatës në diasporë

Ambasada e Gjermanisë në Kosovë ka bërë një apel për të gjithë kandidatët që do të marrin pjesë në Zgjedhjet e Jashtëzakonshme Parlamentare, të cilat do të mbahen më 28 dhjetor.

Sipas njoftimit të ambasadës, për shkak të komunitetit të madh të Kosovës në Gjermani, nuk lejohen organizime të fushatës zgjedhore nga zyrtarë të huaj në territorin gjerman gjatë periudhës tre muaj para zgjedhjeve.

“Duke pasur parasysh se kemi një diasporë të madhe të Kosovës në Gjermani, dëshirojmë t’u kujtojmë të gjithë kandidatëve se, si rregull, organizimet e fushatës zgjedhore nga zyrtarët e huaj në Gjermani nuk lejohen në periudhën më pak se 3 muaj para zgjedhjeve. Faleminderit për mirëkuptimin tuaj”, thuhet në njoftim, përcjell Telegrafi.

Fushata për zgjedhjet e jashtëzakonshme fillon më 17 dhjetor dhe do të përfundojë më 27 dhjetor.

Ky paralajmërim synon të sigurojë respektimin e procedurave ligjore dhe parimeve të neutralitetit zgjedhor për diasporën kosovare. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.