KORREKT / SOT23 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Ambasada amerikane: Presim që të zhvillojmë dialog strategjik me Kosovën kur të krijohen kushtet e duhura

Ambasada amerikane: Presim që të zhvillojmë dialog strategjik me Kosovën kur të krijohen kushtet e duhura

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë thotë se dialogu strategjik me Kosovën do të vazhdojë kur të përmbushen zotimet e Kosovës në raport me serbët lokal.

Përmes një përgjigjje zyrtare një zëdhënës i ambasadës së SHBA i tha Klan Kosovës se ky dialog ishte pezulluar për një kohë të pacaktuar në shtator të vitit 2025 për shkak të veprimeve të qeverisë së atëhershme në detyrë.

"Shtetet e Bashkuara e pezulluan për një kohë të pacaktuar dialogun strategjik SHBA–Kosovë në shtator të vitit 2025, për shkak të shqetësimeve lidhur me veprimet që kishte ndërmarrë qeveria e atëhershme në detyrë. Ne mbetemi të përkushtuar për avancimin e interesave të përbashkëta të Shteteve të Bashkuara dhe popullit të Kosovës.Presim që të zhvillojmë dialog strategjik me Kosovën kur të krijohen kushtet e duhura, përfshirë përmbushjen nga Kosova të zotimeve të saj në raport me serbët e Kosovës", thuhet në përgjigjje zyrtare.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.