Barcelona ka përgatitur një mozaik gjigant për El Clásicon e së dielës kundër Real Madridit, me një mesazh që synon të përcjellë emocionet dhe lidhjen mes klubit dhe tifozëve.
Sipas mediave spanjolle, mozaiku do të mbulojë tribunat e para dhe të dyta të Spotify Camp Nou, ndërsa tifozët do të kontribuojnë duke ngritur kartonët e vendosur në ulëset e tyre.
“Batec Blaugrana”, zemra që rreh për Barcelonën
Sipas raportimeve që zbulojnë dizajnin, slogani do të jetë “Batec Blaugrana”, që në shqip përkthehet si “Rrahjet e zemrës blaugrana”.
Në të dyja tribunat pritet të shfaqet një zemër e kuqe mbi ngjyrat kuqe e kaltër të Barcelonës, e shoqëruar me vija që simbolizojnë rrahjet e zemrës.
Pjesë e mozaikut do të jetë edhe flamuri katalunas, Senyera.
Camp Nou përgatitet për një tjetër spektakël
Mozaiku do të jetë pjesë e atmosferës së veçantë që po përgatitet për përballjen e madhe mes Barcelonës dhe Real Madridit, të dielën, më 25 tetor.
Në duelin e fundit mes këtyre skuadrave në Camp Nou, më 10 maj, tifozët shfaqën mbishkrimin “Força Barça”, ndërsa katalunasit fituan 2-0.
Këtë herë, Barcelona synon ta shndërrojë stadiumin në një spektakël ngjyrash dhe emocionesh para fillimit të ndeshjes. /Zëri

