KORREKT / SOT8 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Aleanca shpreh ngushëllime për vdekjen e Flora Brovinës

Aleanca shpreh ngushëllime për vdekjen e Flora Brovinës

Aleanca ka shprehur ngushëllime për familjen Brovina pas vdekjes së ish-deputetes, mjekes dhe poetes Flora Brovina.

Përmes një reagimi, partia e drejtuar nga Ardian Gjini ka vlerësuar kontributin e Brovinës në mjekësi, letërsi dhe jetën publike të Kosovës.

“E nderuara familje Brovina, në emër të Aleancës, ju shprehim ngushëllimet tona të sinqerta për ndarjen nga jeta të Dr. Flora Brovinës”, thuhet në reagim.

AAK-ja ka theksuar se Brovina, e cila shërbeu si deputete në disa legjislatura të Kuvendit të Kosovës, la pas një trashëgimi të rëndësishme në disa fusha.

“Znj. Brovina, deputete në disa legjislatura, la pas vetes një trashëgimi të madhe në mjekësi, letërsi dhe në jetën publike të Kosovës”, thuhet në reagim.

Sipas Aleancës, guximi dhe angazhimi i saj në shërbim të shoqërisë do të mbeten shembull për brezat e ardhshëm.

“Guximi dhe angazhimi i saj në shërbim të shoqërisë do të mbeten shembull i çmuar për të gjithë ne.

Kujtimi i saj qoftë i përjetshëm!”, përfundon reagimi i Aleancës. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.