KORREKT / SOT8 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Skandal në meçin për titullin e botës, tifozët pushtojnë ringun dhe rrahin boksierin kundërshtar

Skandal në meçin për titullin e botës, tifozët pushtojnë ringun dhe rrahin boksierin kundërshtar

Një incident ka ndodhur pas përfundimit të meçit për titullin WBC Silver në kategorinë e rëndë, mes boksierit turk Umut Camkiran dhe azerbajxhanasit Mourad Aliev, të zhvilluar në Stamboll.

Përballja, e cila u zhvillua në Fenerbahçe Arena, përfundoi me tensione të mëdha, pasi veprimet e Alievit ndaj tifozëve në tribuna shkaktuan reagime të ashpra.

Camkiran, i cili para këtij dueli kishte një rekord të përsosur prej 25 fitoresh në po aq meçe, me 23 prej tyre të arritura me nokaut, u përball me Alievin në një luftë prej 12 raundesh.

Menjëherë pas rënies së gongut për përfundimin e raundit të fundit, boksieri nga Azerbajxhani nisi të festonte, por gjestet e tij të papërshtatshme në drejtim të tifozëve në tribuna e tensionuan situatën.

Në ato momente, një tifoz hyri në ring dhe e goditi me grusht Alievin. Pas tij, edhe disa persona të tjerë u futën në ring, duke shkaktuar një përleshje masive.

Tensionet vazhduan për disa çaste, ndërsa Alievi u largua nga ringu pas incidentit. Për shkak të kaosit, transmetimi i drejtpërdrejtë i meçit u ndërpre.

Ndërkohë, ende nuk ka një njoftim zyrtar për rezultatin përfundimtar të duelit për titullin WBC Silver./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.