Superliga e Kosovës vazhdon sot me dy përballje interesante, ku në qendër të vëmendjes janë ndeshjet Drenica vs Drita dhe Vushtrria – Prishtina.
Në programin e sotëm, të dyja ndeshjet janë paraparë të zhvillohen nga ora 13:00, duke premtuar emocione dhe rivalitet në garën për pikë të rëndësishme në kampionat
Drita udhëton te Drenica me synimin për të marrë tri pikë të rëndësishme. Gjilanasit aktualisht renditen në pozitën e tretë me 23 pikë, gjashtë më pak se lideri Prishtina, por me një ndeshje më pak të zhvilluar.
Në anën tjetër, Drenica ndodhet në pozitën e tetë me 11 pikë dhe ka nevojë të madhe për rezultat pozitiv për t’u larguar nga pjesa e poshtme e tabelës.
Një tjetër përballje me rëndësi është ajo ndërmjet Vushtrrisë dhe Prishtinës, shkruan Indeks Online.
Kryeqytetasit kryesojnë tabelën me 29 pikë nga 12 ndeshje dhe synojnë të vazhdojnë serinë e rezultateve pozitive për ta ruajtur distancën ndaj ndjekësve.
Vushtrria, ndërkohë, gjendet në pozitën e fundit me vetëm 3 pikë dhe do të kërkojë befasi përballë liderit të kampionatit./IndeksOnline/

