KORREKT / SOT23 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Alberta voton në referendumin që mund të çojë drejt shkëputjes nga Kanadaja

Alberta voton në referendumin që mund të çojë drejt shkëputjes nga Kanadaja

Të hënën nisën votimet në provincën perëndimore kanadeze të Albertës për një referendum të rëndësishëm, i cili mund ta vendosë provincën në rrugën drejt shkëputjes nga vendi.

Organi zgjedhor “Elections Alberta” njoftoi se qendrat e votimit u hapën në orën 09:00 sipas kohës lokale dhe do të mbyllen në orën 20:00.

Rreth 1,3 milion banorë kanë votuar tashmë përmes votimit të posaçëm ose votimit të parakohshëm, bëri të ditur agjencia.

Fletëvotimi përmban dhjetë pyetje.

Nëntë pyetjet e para kanë të bëjnë me imigracionin dhe çështjet kushtetuese.

Pyetja e fundit kërkon të përcaktohet nëse Alberta duhet të mbetet pjesë e Kanadasë apo nëse qeveria e saj duhet të nisë përgatitjet për një votim të dytë, ligjërisht të detyrueshëm, për shkëputjen e provincës nga vendi.

Është hera e parë që një pyetje e tillë përfshihet në fletëvotimin e provincës. /AA/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.