KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Alarm te Brazili, Raphinha vihet në dyshim edhe për fazën eliminatore

Alarm te Brazili, Raphinha vihet në dyshim edhe për fazën eliminatore

Shqetësimi ka përfshirë kampin e Brazilit në Kupën e Botës 2026. Federata Braziliane e Futbollit (CBF) ka konfirmuar se Raphinha ka pësuar një dëmtim muskulor në pjesën e pasme të kofshës së djathtë, duke vënë në dyshim vazhdimin e tij në fazat vendimtare të turneut.

Sulmuesi i Barcelonës ndjeu shqetësime fizike gjatë fitores 3-0 ndaj Haitit dhe u detyrua të largohej nga fusha në minutën e 38-të. Menjëherë pas ndeshjes, stafi mjekësor brazilian kreu ekzaminimet e para, ndërsa testet më të detajuara u zhvilluan pas rikthimit të ekipit në New York.

Në njoftimin zyrtar, CBF bëri të ditur se lojtari do t’i nënshtrohet një programi intensiv rikuperimi nën mbikëqyrjen e stafit mjekësor të kombëtares braziliane, me synimin që të rikthehet në fushë sa më shpejt të jetë e mundur. Megjithatë, federata nuk ka dhënë asnjë afat konkret për rikthimin e tij.

Një tjetër problem për Ancelottin

Dëmtimi i Raphinhas përbën një goditje të rëndë për trajnerin Carlo Ancelotti, i cili tashmë është përballur me disa mungesa të rëndësishme gjatë këtij Botërori.

Përveç rolit të tij të rëndësishëm në repartin ofensiv, Raphinha konsiderohet një nga lojtarët kyç në skemat e teknikut italian. Situata bëhet edhe më shqetësuese duke pasur parasysh se ky është dëmtimi i katërt muskulor në kofshë që braziliani ka pësuar gjatë 12 muajve të fundit.

Brenda kampit brazilian ekziston optimizëm se lojtari mund të jetë gati për fazën e 1/16-ve, por pjesëmarrja e tij në ndeshjet e ardhshme mbetet ende e paqartë.

Brazili nuk mund ta zëvendësojë

Rregulloret e FIFA-s nuk lejojnë zëvendësimin e futbollistëve të dëmtuar gjatë turneut, çka do të thotë se Ancelotti duhet të gjejë alternativa brenda grupit aktual të lojtarëve.

Në rast se Raphinha mungon, emra si Endrick, Rayan dhe Luiz Henrique konsiderohen kandidatët kryesorë për të marrë më shumë përgjegjësi në repartin ofensiv.

Problemet fizike kanë shoqëruar Brazilin gjatë gjithë turneut. Përveç Raphinhas, kombëtarja braziliane është përballur edhe me mungesat e Eder Militaos, Estevaos, Rodrygos dhe Wesleyt, ndërsa Neymar sapo ka nisur rikthimin pas një periudhe të gjatë jashtë fushave. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.