Trajneri i Manchester Unitedit, Mauricio Pochettino, ka bërë të ditur se aktivizimi i Bruno Fernandesit për ndeshjen e nesërme mbetet në pikëpyetje.
Gjatë konferencës për shtyp, tekniku argjentinas dha detaje të shkurtra mbi gjendjen e mesfushorit portugez, duke lënë të hapur çdo mundësi deri në momentet e fundit, transmeton IndeksOnline.
“Nuk e dimë nëse Bruno Fernandes do të jetë i disponueshëm nesër. Ai kishte një problem të vogël”, deklaroi Pochettino.
Mbetet të shihet nëse Fernandes do të arrijë të rikuperohet në kohë për sfidën ndaj Brentfordit që zhvillohet nesër në ora 16:00. / IndeksOnline/
Burimi: indeksonline.net ↗

