KORREKT / SOT27 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Dramë në “Liman Gegaj”, Llapi përmbys Malishevën dhe arrin fitoren e tretë radhazi

Dramë në “Liman Gegaj”, Llapi përmbys Malishevën dhe arrin fitoren e tretë radhazi

Malisheva dhe Llapi kanë zhvilluar një ndeshje tejet dramatike në stadiumin “Liman Gegaj”, ku mysafirët nga Podujeva arritën të triumfojnë me rezultat 3:2, duke regjistruar kështu fitoren e tretë rresht.

Vendasit kaluan të parët në avantazh në minutën e 24-t me anë të Ibishit, por reagimi i Llapit ishte i menjëhershëm, raporton IndeksOnline.

Vetëm një minutë më vonë, në të 25-tën, Fiton Ademi shfrytëzoi një gabim të mbrojtjes së Malishevës për të barazuar shifrat në 1:1.

Malisheva riktheu epërsinë në minutën e 42-të përmes Kreshnik Ukës, duke bërë që pjesa e parë të mbyllet me rezultat 2:1 në të mirë të vendasve.

Në pjesën e dytë, pas disa rasteve të shpërdoruara, Llapi gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 62-të, kur Fiton Ademi realizoi sërish për 2:2.

Gjërat u vështirësuan edhe më shumë për Malishevën në minutën e 77-të, kur Arlind Veliu u përjashtua me kartonin e dytë të verdhë, duke e lënë skuadrën e tij me një lojtar më pak në fushë.

Llapi shfrytëzoi momentin dhe në fund shënoi golin e fitores për rezultatin përfundimtar 2:3. / IndeksOnline/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.