KORREKT / SOT30 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Aktorja iraniano-britanike Nazanin Boniadi i bën thirrje Hollywoodit për solidaritet: Heshtja e kolegëve të mi është e dhimbshme

Aktorja iraniano-britanike Nazanin Boniadi i bën thirrje Hollywoodit për solidaritet: Heshtja e kolegëve të mi është e dhimbshme

Aktorja dhe aktivistja iraniano-britanike, Nazanin Boniadi, foli për ngjarjet në Iran dhe bëri thirrje për solidaritet nga Hollywood-i dhe bashkësia ndërkombëtare.

Në një intervistë me The Hollywood Reporter, ajo deklaron se shumë protestues janë vrarë në Iran dhe se heshtja globale është e rrezikshme.

“Ndjej ankth, shumica e iranianëve njohin dikë që është persekutuar, vrarë ose burgosur padrejtësisht. Ne jemi një popull i traumatizuar. Iranianët jetojnë në një sistem pa dinjitet dhe ëndrra. Protestat aktuale janë të pashembullta. Hollywoodi historikisht ka mbrojtur njerëzit që vuajnë nga diskriminimi. Kjo e bën heshtjen relative të kolegëve të mi veçanërisht të dhimbshme”, tha ajo.

Ajo deklaron se heshtjen e kolegëve të saj ia atribuon suksesit të regjimit në promovimin e narrativës se këto protesta u fabrikuan nga SHBA-ja dhe Izraeli.

“Siç tha autorja palestineze Rasha Halveh: ‘Një qeveri që vret popullin e vet, që shtyp gratë e veta, nuk mund të ndihmojë në çlirimin e popullit tim’. Të drejtat e njeriut, dinjiteti dhe liria nuk duhet të bëhen kurrë çështje partiake”, deklaroi Boniadi. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.