KORREKT / SOT26 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Aksion i policisë dhe shërbimit inteligjent në Shkup, ndalohen disa persona të dyshuar për terrorizëm

Aksion i policisë dhe shërbimit inteligjent në Shkup, ndalohen disa persona të dyshuar për terrorizëm

Policia dhe shërbimi inteligjent i shtetit, nën udhëheqjen e prokurorisë janë duke zhvilluar aksion në rajonin e Shkupit, shkruan TV21.

Sipas informacioneve të para, janë ndaluar disa persona nën dyshime për kryerjen e veprave penale që kanë të bëjnë me terrorizëm.

“Nën drejtimin e një prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (PTHP NKOK), në territorin e Shkupit është duke u zhvilluar një aksion i MPB-së dhe ANB-së në disa lokacione. Janë ndaluar disa persona nën dyshimin për kryerjen e veprave penale që lidhen me terrorizmin. Pas përfundimit të aksionit, publiku do të informohet”, thonë nga Prokuroria.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.