KORREKT / SOT27 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Shëndet

Aksidenti në vendin e punës i merr jetën 20-vjeçarit shqiptar në Itali

Aksidenti në vendin e punës i merr jetën 20-vjeçarit shqiptar në Itali

Një 20-vjeçar shqiptar, Rogert Ajdini, ka humbur jetën të martën në një aksident në vendin e punës në Valtopina, në provincën e Peruxhias, Itali.

I riu, banues në Trevi, ishte duke punuar në asfaltimin e rrugës Via Santa Cristina, kur mjeti i rëndë për ngjeshjen e asfaltit që po drejtonte dyshohet se u përmbys dhe e zuri poshtë, shkruan Rai News, transmeton Telegrafi.

Kolegët e tij njoftuan më pas menjëherë ekipet e emergjencës.

Në vendngjarje mbërritën zjarrfikësit, ekipet mjekësore dhe helikopteri i shpëtimit, por plagët e marra nga 20-vjeçari rezultuan fatale.

Karabinierët kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e aksidentit.

Nga ana tjetër edhe kryetari i komunës së Valtopinës, Gabriele Coccia, shprehu ngushëllimet për familjen e të riut./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.