Tre persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti të trafikut që ka ndodhur sot rreth orës 06:15 në fshatin Jagodë të Klinës, ku janë përplasur një tren i udhëtarëve dhe një veturë.
Të lënduarit janë dërguar me autoambulancë në Spitalin Rajonal të Pejës për trajtim mjekësor.
Sipas ekipit mjekësor, ata kanë pësuar lëndime të lehta trupore.
Rastin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova.
Rugova ka theksuar se policia po merret me rastin dhe hetimin e rrethanave të aksidentit./Telegrafi/