KORREKT / SOT26 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Teknologji

Lansohet Rrjeti për Siguri në Komunitet

Lansohet Rrjeti për Siguri në Komunitet

Në një ceremoni të organizuar sot nga misioni i OSBE-së në Kosovë, është lansuar Rrjeti për Siguri në Komunitet, një nismë e re që synon forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe angazhimit të qytetarëve në adresimin e çështjeve të sigurisë në nivel lokal.

 Në këtë ceremoni morën pjesë zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Viktor Buzhala, shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Gerard McGurk, zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviq, si dhe shumë zyrtarë të tjerë nga niveli qendror dhe lokal.

 Sipas një njoftimi të MPB-së, rrjeti do të shërbejë si platformë për bashkëpunim dhe koordinim më të ngushtë ndërmjet Policisë së Kosovës (PK), Këshillave Komunalë për Siguri në Bashkësi (KKSB), Komiteteve Lokale për Siguri Publike (KLSP) dhe akterëve të tjerë relevantë, transmeton Klankosova.tv.

 Përmes kësaj nisme synohet të rritet pjesëmarrja e qytetarëve në proceset e sigurisë, të forcohet koordinimi ndërmjet institucioneve dhe mekanizmave lokalë, si dhe të adresohen në mënyrë më efektive çështjet dhe sfidat e sigurisë në komunitet.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.