KORREKT / SOT5 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Showbiz

Akili i bindur: Kam hyrë për fitore dhe do të arrijë

Akili i bindur: Kam hyrë për fitore dhe do të arrijë

Banori i Big Brother VIP Kosova 5, Akil Varfi, ka shprehur hapur ambiciet e tij për rrugëtimin në këtë format, duke theksuar se ka hyrë në shtëpi me një qëllim të qartë, fitoren.

Gjatë darkës së të nominuarve, ai ka folur për vendosmërinë dhe bindjen me të cilën ka nisur këtë eksperiencë, duke treguar se këtë herë ndihet më i përgatitur se kurrë për sfidat që e presin.

Akili ka treguar se ka hyrë me një vendosmëri të jashtëzakonshme, por edhe me një lloj kujdesi ndaj mënyrës se si do të reagojë në situatat e ndryshme që mund të krijohen brenda shtëpisë.

Foto: Screenshot/Instagram

Ai e përshkroi këtë gjendje si një sistem alarmi të ndezur në tru, që do ta ndihmojë të mos e teprojë me reagimet në momentet e tensionuara.

“Kam hyrë me një bindje shumë të plotë, vendosmëri që nuk e kam pasur kurrë përpara. Kam hyrë me një sistem alarmi të ndezur në tru që nuk duhet të eskaloj në situatat që më presin në këtë format”, u shpreh ai.

Më tej, banori theksoi se nuk ka asnjë dyshim për qëllimin e tij dhe se synon të qëndrojë deri në fund të garës.

“Kam hyrë i bindur për fitore, i bindur për të shkuar deri në fund, edhe nuk pendohem asnjë sekondë të ditës që kaloj”, deklaroi Akili. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.