KORREKT / SOT6 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Rahoveci përgatitet të rifreskojë sinjalistikën në rrugë, hapë tender mijëra euro

Rahoveci përgatitet të rifreskojë sinjalistikën në rrugë, hapë tender mijëra euro

Rahoveci ndan kontratë për sinjalizimin e rrugëve, caktohet operatori që do të kujdeset për shenjat horizontale dhe vertikale

Komuna e Rahovecit ka përzgjedhur operatorin ekonomik që do të merret me sinjalizimin horizontal dhe vertikal të rrugëve në territorin e kësaj komune.

Sipas njoftimit për dhënie të kontratës, bëhet fjalë për shërbime që synojnë përmirësimin e sinjalistikës rrugore, përkatësisht vendosjen dhe mirëmbajtjen e shenjave që ndihmojnë në orientimin e pjesëmarrësve në komunikacion dhe rrisin sigurinë në rrugë.

Për këtë aktivitet të prokurimit, Komuna e Rahovecit kishte parashikuar një vlerë prej 230 mijë eurosh, ndërsa në procedurë kanë marrë pjesë katër operatorë ekonomikë, raporton IndeksOnline.

Kontrata i është dhënë kompanisë N.SH. “Liriu”, me seli në Suharekë, e cila ka ofruar çmimin më të ulët të përgjegjshëm, prej 145.93 eurosh si çmim për njësi me poentim.

Në garë kanë qenë edhe tri kompani të tjera: “Malsijaj Company” SH.P.K., me ofertë prej 374.25 eurosh, “TSR” SH.P.K., me 759.74 euro dhe “Traffiks VA” SH.P.K., me 194.23 euro si çmime për njësi me poentim.

Marrëveshja kornizë është paraparë të zgjasë 36 muaj, ndërsa nënshkrimi i kontratës është planifikuar për 16 nëntor 2026.

Vlen të theksohet se shuma prej 145.93 eurosh e paraqitur në njoftim është çmim për njësi me poentim dhe jo vlera e përgjithshme e kontratës. /IndeksOnline/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.