KORREKT / SOT6 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Rashford i parashikon shtatë Topa të Artë për Yamalin: Nuk do të më befasonte

Rashford i parashikon shtatë Topa të Artë për Yamalin: Nuk do të më befasonte

Marcus Rashford ka shprehur admirim të jashtëzakonshëm për Lamine Yamalin, duke parashikuar se ylli i Barcelonës mund të fitojë deri në shtatë Topa të Artë gjatë karrierës së tij.

Në një takim me tifozët e Manchester Unitedit në “Old Trafford”, ish-sulmuesi i Barcelonës zbuloi se para largimit nga klubi katalunas i kishte thënë Yamalit se, pavarësisht se kishte luajtur me shumë futbollistë të mëdhenj, talenti i tij ishte mbi të gjithë.

“Nuk kam parë kurrë një lojtar të asaj moshe me kaq shumë talent”, u shpreh ai.

Rashford e krahasoi potencialin e 19-vjeçarit me atë të Lionel Messit, duke theksuar se Yamal është lojtari më i afërt me nivelin e argjentinasit që ka parë ndër vite. “Nëse fiton shtatë Topa të Artë, nuk do të më habisë”, shtoi anglezi.

Ai foli me respekt të madh edhe për Messin, duke thënë se futbolli ndoshta nuk do të shohë më një gjeni të plotë si ai.

Ndërkohë, për Topin e Artë të këtij viti, Rashford mendon se Harry Kane e meritonte çmimin për shkak të numrit të madh të golave dhe asistimeve. /Zëri

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.