KORREKT / SOT17 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Ajax i premtoi 1 euro për çdo prekje të topit, 11-vjeçari u ndal vetëm pas 3,085 prekjeve

Ajax i premtoi 1 euro për çdo prekje të topit, 11-vjeçari u ndal vetëm pas 3,085 prekjeve

Një moment i veçantë ka shoqëruar ndeshjen mes Ajaxit dhe Sionit në kuadër të Ligës së Konferencës, ku një 11-vjeçar i akademisë së klubit mahniti tifozët me aftësitë e tij në jonglimin e topit.

Para fillimit të takimit, Ajax kishte organizuar një sfidë interesante për të rinjtë e akademisë.

11-vjeçari Sybu Zeldenthuis iu bashkua aktivitetit, me klubin holandez që kishte premtuar se për çdo prekje të topit do të dhuronte 1 euro për bamirësi.

Ajo që filloi si një sfidë argëtuese, shumë shpejt u shndërrua në një spektakël.

Zeldenthuis nisi të jonglonte me topin dhe vazhdoi për minuta të tëra, duke mos lejuar që ai të prekte tokën.

Tifozët në stadium prisnin që seria të përfundonte, por 11-vjeçari vazhdoi të impresiononte.

Kur numri i prekjeve kaloi shifrën e 3,000, organizatorët u detyruan ta ndërprisnin sfidën, pasi ndeshja duhej të fillonte.

Në fund, Zeldenthuis u ndal në shifrën e jashtëzakonshme prej 3,085 prekjeve, duke fituar duartrokitjet dhe simpatinë e të gjithë tifozëve të Ajaxit.

Në aspektin sportiv, Ajax triumfoi 5-3 ndaj Sionit, ndërsa me rezultatin e përgjithshëm 9-5 pas dy ndeshjeve, siguroi kualifikimin në fazën e ligës të Ligës së Konferencës. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.