KORREKT / SOT13 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Ekonomi

Air Canada pezullon fluturimet drejt New York shkaku i çmimit të karburantit

Air Canada pezullon fluturimet drejt New York shkaku i çmimit të karburantit

Air Canada ka njoftuar se do të pezullojë përkohësisht fluturimet nga Toronto dhe Montreal drejt aeroportit JFK në New York, nga 1 qershori deri më 25 tetor.

Sipas kompanisë, arsyeja kryesore është rritja e ndjeshme e çmimeve të karburantit të aeroplanëve, të cilat janë dyfishuar që nga fillimi i konfliktit në Iran.

Kjo ka bërë që disa linja të mos jenë më ekonomikisht të leverdishme, shkruan cbc.ca.

Kompania thekson se vendimi është pjesë e një riorganizimi të orarit të fluturimeve, dhe se pasagjerët e prekur do të kontaktohen për t’u ofruar alternativa udhëtimi.

Megjithatë, Air Canada nuk po i ndërpret plotësisht fluturimet drejt zonës së New Yorkut, pasi do të vazhdojë të operojë në aeroportet LaGuardia dhe Newark.

Në total, do të shkurtohen katër fluturime ditore drejt JFK-së gjatë periudhës së verës. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.