KORREKT / SOT16 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Ahmeti: Vendimi për ndalimin e tregtimit të energjisë me Serbinë është jashtëzakonisht i vonshëm

Ahmeti: Vendimi për ndalimin e tregtimit të energjisë me Serbinë është jashtëzakonisht i vonshëm

Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, Kushtrim Ahmeti, e ka vlerësuar si të vonshëm vendimin e Qeverisë së Kosovës për ndalimin e tregtimit të energjisë elektrike me kompanitë serbe.

Duke folur në Five në TV Dukagjini, Ahmeti ka thënë se Serbia tash e shumë vjet po shkakton probleme në sektorin energjetik, pavarësisht anëtarësimit të Kosovës në Rrjetin Evropian të Operatorëve të Sistemit të Transmetimit të Energjisë Elektrike (ENTSO-E).

Ai ka vlerësuar se një masë e tillë është dashur të ndërmerrej shumë më herët dhe të shoqërohej edhe me masa të tjera ndaj Serbisë.

“Sa aspektin energjetik dhe probleme që i kemi me Serbinë është vendim jashtëzakonisht i vonshëm. Sepse ka shume vjet që Serbia ka shumë vjet që shkakton shumë telashe, përkundër anëtarësimit tonë shumë vjetar në ENSE ose në Rrjetin Evropian të Transmetuesve të Energjisë. Është dashur shumë moti të bëhet ky veprim, të bllokohej total. Jo vetëm kjo, po të ishte një mori masash”, ka deklaruar Ahmeti.

Qeveria e Kosovës ka miratuar të hënën vendimin për ndalimin e blerjes, shitjes, importit dhe eksportit të energjisë elektrike me kompanitë serbe, përfshirë edhe tregtimin përmes transitit dhe rishitjes në shtetet e treta.

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se kjo masë vjen si kundërpërgjigje ndaj Serbisë, e cila, sipas tij, tash e gjashtë vjet po bllokon linjat ndërkufitare për tregtimin e energjisë elektrike. Ai ka paralajmëruar se masa mund të përshkallëzohet nëse nuk ka reflektim nga Serbia.

Duke komentuar qasjen ndaj Serbisë, Ahmeti ka thënë se përvoja nga proceset e tjera ka treguar se ajo nuk reagon pa masa konkrete.

Ahmeti ka kritikuar edhe qasjen e Brukselit, duke thënë se Bashkimi Evropian ka qenë i pavullnetshëm për të vepruar, pavarësisht se problemet janë evidentuar për një kohë të gjatë.

“Sepse po e shohim edhe prej përvojës nëpër proceset e tjera, Serbia nuk ka marrë vesh ndryshe, përpos nëse nuk ia ki kthyer në këtë formë. Edhe Brukselin e kemi parë që ka qenë shume i pa gatshëm për të vepruar, përkundër që janë konstatuar për një kohë shumë të gjatë, është një lloj lufte e gjate juridike mes Kosovës dhe Serbisë sa i përket rrjetit energjetik në këtë rast…”, ka theksuar ai.

Ahmeti ka kritikuar edhe qasjen e Brukselit, duke thënë se Bashkimi Evropian ka qenë i pavullnetshëm për të vepruar, pavarësisht se problemet janë evidentuar për një kohë të gjatë.

Hap videon në burimin e saj ↗
Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.