KORREKT / SOT16 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Presidentja Shiroka Pula priti në takim ambasadoren e Finlandës, Eevamari Laaksonen

Presidentja Shiroka Pula priti në takim ambasadoren e Finlandës, Eevamari Laaksonen

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, priti në takim ambasadoren e Finlandës në Republikën e Kosovës, Eevamari Laaksonen.

Në takim u diskutua për thellimin e marrëdhënieve bilaterale dhe avancimin e bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët.

Presidentja Shiroka Pula vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të Finlandës dhe shprehu rëndësinë e vazhdimit të kësaj mbështetjeje për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare dhe fuqizimin e pozitës së saj në arenën ndërkombëtare.

Në këtë linjë, Presidentja ritheksoi se anëtarësimi në NATO mbetet objektiv dhe prioritet strategjik i Kosovës, duke theksuar rëndësinë e mbështetjes së Finlandës në këtë drejtim.

Mëtej, presidentja Shiroka Pula theksoi potencialin për zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik dhe rritjen e investimeve finlandeze në Kosovë, veçanërisht në sektorët e teknologjisë, energjisë, inovacionit dhe shërbimeve profesionale.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.