KORREKT / SOT23 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Adnan Rrustemi caktohet përfaqësues i VV-së në Grupin Punues për Apelin në Hagë

Adnan Rrustemi caktohet përfaqësues i VV-së në Grupin Punues për Apelin në Hagë

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, do ta përfaqësojë këtë parti në Grupin Punues për hartimin dhe harmonizimin e strategjisë shtetërore lidhur me procedurat e Apelit para Dhomave të Specializuara në Hagë.

Këtë e ka bërë të ditur shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Arbërie Nagavci, e cila tha se Rrustemi, në bashkëpunim me organizatat përkatëse, do të angazhohet për të dhënë kontributin maksimal në këtë grup punues.

“Deputeti që do të na përfaqësojë nga ana e grupit të LVV-së do të jetë Adnan Rrustemi, i cili, në bashkëpunim edhe me organizatat, do të angazhohet që të japë kontributin maksimal në këtë grup”, ka deklaruar Nagavci./Klankosova.tv

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.