KORREKT / SOT4 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Abdixhiku këtë javë u takua me 4 ambasadorë: Bashkëpunimi i ngushtë me aleatët tanë mbetet orientim i palëkundur politik e shtetëror

Abdixhiku këtë javë u takua me 4 ambasadorë: Bashkëpunimi i ngushtë me aleatët tanë mbetet orientim i palëkundur politik e shtetëror

Lumir Abdixhiku kandidati për Kryeminstër nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka njoftuar se këtë javë i ka pritur në takim 4 ambasadorë të shteteve të ndryshme në Kosovë.

Anu Prattipatin, të Ngarkuarën me Punë në Ambasadën e SHBA-ve në Kosovë, Olivier Guérot, ambasadorin e Francëss Jonathan Hargreaves, ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar si dhe Maurizio Antonini, ambasadorin e Italisë.

“Në këto takime diskutuam për zhvillimet politike në vend, rrugëtimin euro-atlantik të Kosovës, forcimin e partneriteteve tona strategjike dhe rëndësinë e stabilitetit institucional për të ardhmen e Republikës. Për Lidhjen Demokratike të Kosovës, bashkëpunimi i ngushtë me aleatët tanë mbetet orientim i palëkundur politik e shtetëror. Kosova ka nevojë për miqësi të forta, partneritet të qëndrueshëm dhe një zë serioz e të besueshëm në raport me botën”, ka shkruar Abdixhiku. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.